Sulmuesi i Tottenhamit, Son Heung-Min do të detyrohet që të izolohet për dy javë kur të kthehet në Angli nga Koreja e Jugut, për shkak të frikës nga Coronavirusi që ka filluar të përhapet edhe në Evropë, ka shkruar tabloidi anglez “The Sun” të premten.
Son është lejuar nga Tottenhami të kthehet në vendlindje për t’iu nënshtruar operimit të krahut të thyer, lëndim që e mori në ndeshjen kundër Aston Villas para dy javëve. 27-vjeçari aktualisht është në Seul por kur të kthehet në Londër ai do t’i nënshtrohet protokollit dhe do të izolohet për dy javë për shkak të frikës nga koronavirusi.
“Mendoj se kjo është këshillë normale që vjen nga autoritetet qeveritare. Kështu që Son kur të kthehet nga Seuli do ta përcjellë protokollin dhe ne nuk do ta kemi atë menjëherë në ekip”, ka thënë trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho.