Në emisionin Rubikon në Klan Kosova është publikuar matja e opinionit publik në garën për kryetar të Ferizajt.
Në matjen e prezantuar nga Tomor Qela, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Agim Aliu, del i pari me 51.50 për qind, duke fituar që në raundin e parë.
Kandidati i dytë del Valon Ramadani i Lëvizjes Vetëvendosje, me 35.2 për qind
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Sibel Halimi, del e treta 7.9 për qind dhe i katërti del Arben Halili, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1.1 për qind.