Instituti PIPOS mbrëmë ka prezantuar të dhënat e sondazhit të fundit për periudhën para zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Kosovës.
Nga të dhënat e prezantuara, është Lëvizja Vetëvendosje që prinë me 40.95 për qind, pasuar nga PDK me 22.03 për qind. Në vendin e tretë është LDK-ja me 19.35 për qind, e katërta AAK me 7.8 për qind, ndërkaq Nisma Socialdemokrate vazhdon të mbetet nën prag me 3.15 për qind.
Pas prezantimit të sondazhit, autori Fisnik Halimi, ka bërë një deklaratë të fuqishme.
Ai është betuar se nuk do të dalë për 10 vjet në televizione, nëse ky sondazh nuk del i saktë në rezultate, sipas formulës së realizimit të anketimit të opinionit publik.
Këtë bast Fisnik Halimi e futi me ish këshilltarin e Albin Kurtit, Shkelzen Gashi, ku ky i fundit e kontestoi sondazhin final para zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku është tkurrur epërsia e VV-së, në 40%.