Sonte dihet emri i fituesit të “Topit të artë”, Vinicius llogaritet favorit

Prishtinë | 28 Tet 2024 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Sonte do të dihet fituesi i “Topit të artë” për vitin 2024.

Si favorit për ta fituar këtë çmim po llogaritet të jetë futbollisti i Real Madridit, Vinius Junior.

Në mesin e të nominuarve është edhe futbollisti i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka.

Po ashtu sonte pritet të jepen edhe çmimet për portierin më të mirë, trajnerin më të mirë si dhe skuadrën më të mirë.

Ky çmim pritet të jepet edhe për futbollisten më të mirë.

E favorite për këtë trofe pritet të jetë futbollistja e Barcelonës, Aitana Bonmati.

Organizimi do të udhëhiqet edhe këtë vit nga Sandy Heibert dhe Didier Drogba.

Të ngjashme