Sipas shkencëtarëve, me datën 18 dhjetor do të shfaqet Hëna e Plotë, më e gjata, e cila do të qëndrojë më së gjati për këtë vit.
Besohet se kjo do të jetë një nga pamjet më të bukura që mund të shikoni në qiell.
Kjo ngjarje qiellore është jashtëzakonisht e veçantë, jo vetëm sepse është hëna e fundit e plotë para solsticit, por edhe sepse e shtuna është nata më e gjatë e hënës së plotë të të gjithë vitit.
Afërsia e saj me solsticin është ajo që e bën këtë ngjarje të njihet edhe si Hëna e natës së gjatë. Duke filluar nga mbrëmja e së shtunës deri në mëngjesin e së dielës, hëna do të jetë e dukshme në qiell për 15 orë e 33 minuta.
Duke marrë parasysh se gjatë pjesës më të madhe të kësaj kohe, Dielli do të perëndojë, kjo do të bëhet nata më e gjatë e hënës së plotë të vitit, duke i dhënë të gjithëve një shans për të admiruar satelitin e vetëm natyror të Tokës në të gjithë lavdinë e tij.
Shfaqja e hënës do të fillojë që sonte, gjë që do e bëjë fundjavën më të ndricuar për shkak të saj.
Edhe pse ndryshimi i klimës po bën që disa nga emrat tradicionalë të Amerikës vendase për hënat e plota të duken të vjetruara, të tilla si kjo Hënë Frost ose Hënë e Ftohtë që nuk është në përputhje me temperaturat e pazakonta për këtë kohë të vitit. Për fat të mirë, ajo është ende dhe do të jetë Hëna e Natës së Gjatë. Para Krishtlindjeve, ne ende mund të shijojmë natën më të gjatë kur hëna e plotë është mbretëreshë.