Finalja e Eurovizionit do të mbahet sonte në kuadër të së cilës do të perfomojnë 26 shtete të cilët janë pjesë e natës finale.
Në fillim të kësaj nate do të perfomojë Imri nga Izraeli, duke sjellë këngën “I Feel Alive”. Kurse mbrëmjen do ta përmbyllë Franca, të cilën e përfaqëson këngëtarja Alma më këngën “Requiem”.
Gjatë kësaj natë gjithashtu do të performojë edhe fituesja e vitit të kaluar, Jamala, si dhe Ruslana e cila ka përfaqësuar Ukrainën në vitin 2004, duke u bërë fituesja e parë e këtij çmimi për shtetin e Ukrainës.
Kurse radhitja e plotë e shteteve është kjo: Izraeli, Polonia, Bjellorusia, Austria, Armenia,Holanda , Moldova, Hungaria, Italia, Danimarka, Portugalia, Azerbajxhani, Kroacia, Australia, Greqia, Spanja, Norvegjia, Anglia, Qipro, Romania, Gjermania, Ukraina, Belgjika, Suedia, Bullgaria dhe Franca.
Sivjet, Shqipëria u përfaqësua nga Lindita Halimi, e cila me performancën e saj “World”, nuk arriti të prekte finalen.