Sonte flemë një orë më pak – akrepat e orës lëvizin nga 02:00 në 03:00

Prishtinë | 25 Mar 2023 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Ora verore fillon natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës së 25-26 mars duke lëvizur akrepat për një orë përpara.

Si më parë, koha do të lëvizë nga ora 2:00 në 3:00 dhe e diela do të zgjat 23 orë.

Koha e kursyer zgjat deri në fundjavën e fundit të tetorit, pra natën mes 28 dhe 29 tetorit.

Motivi i ndryshimit të orës është konsumi më i ulët i energjisë elektrike dhe rritja e produktivitetit.

Megjithatë, përfitimet e lartpërmendura nuk janë vërtetuar deri më sot dhe prej vitesh është paralajmëruar se do të hiqet ora verore.

Kjo ende nuk ka ndodhur.

Të ngjashme