Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e garës së 63-të të këngës europiane “Eurovision 2018”. Ajo do të fillojë sonte në orën 21:00.
Eugent Bushpepa është këngëtari që do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Mall”. Janë 43 vende, të cilat është njoftuar se do të marrin pjesë në Evrovizion.
Sonte në natën e parë të gjysmëfinales, do të prezantohen 19 prej tyre, e ato janë Azerbejxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika çeke, Lituani, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Krocia, Austria, Greqia Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.
Vetëm dhjetë prej tyre do të kualifikohen për finale, ndërkaq njëra prej tyre do të shpallet fituese. Shqipëria, për të 14-in vit me radhë do të prezantohet në këtë ngjarje, me këngën “Mall”, të cilën e interpreton Eugent Bushpepa.
Pritet që Bushpepa, në gjysmë-finale të ketë konkurrence të fortë nga këngëtarët, pasi që siç është vlerësuar, do të marrin pjesë me këngët që janë vlerësuar si më të mirat e këtij edicioni.