Sonte nis faza e nxehtë e çerekfinales në Euro 2024

Prishtinë | 05 Kor 2024 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Super çerekfinale na presin sonte në Kampionatin Europian që po mbahet në Gjermani.

Tetë ekipe po kërkojnë katër biletat e gjysmëfinales në duelet që luhen sonte dhe nesër.

Me fillim nga ora 18:00 luhet ndeshja më interesante e dy skuadrave favorite mes Spanjës dhe Gjermanisë.

Këto dyja kanë bërë paraqitjet më të mira deri më tani në Euro 2024 dhe njëra nga to do të eliminohet sonte.

Kurse, tri orë më vonë, nga ora 21:00 zhvillohet dueli tjetër interesant mes Portugalisë dhe Francës.

Portugalia siguroi kualifikimin tutje pasi mposhti me penallti Slloveninë, kurse Franca eliminoi 1:0 Belgjikën.

Nesër luhen dy duelet tjera çerekfinale: Zvicër-Angli dhe Holandë-Turqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme