Kuvendi i Kosovës do të mbajë sonte seancë të jashtëzakonshme, duke filluar nga ora 18:00, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, në rend dite janë 11 projektligje që do të shqyrtohen nga deputetët.
Në mesin e pikave, është edhe shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2024, votimi në lexim të dytë i Projektligjit për kadastër të pronës së paluajtshme dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Agjencinë e Regjistrimit Civil.
- Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2024,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore,
- Shqyrtimi i dytë i Projekt Kodit doganor dhe të akcizave, nr. 08/L-247,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-255 për shërbime sociale dhe familjare,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-227 për përfaqësimin e institucioneve
- dhe arbitrazh,
- Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-218 për organizimin e tregut për produktet bujqësore,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-250 për ndryshime klimatike,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-244 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-043 për lirinë e asociimit në organizata joqeveritare.