Sony Music i ka kërkuar falje yllit të popit, Britney Spears, pasi, me një postim në Twitter, ka thënë se këngëtarja ka vdekur.
Kompania amerikane e showbiz-it e ka fshirë shpejt postimin dhe ka thënë se llogaria e saj globale është “komprometuar”.
Sony ka thënë se “i ka kërkuar falje Britney Spearsit dhe adhuruesve të saj për çdo konfuzion”.
Këngëtarja 35 vjeçe nuk ka reaguar drejtpërdrejt, por menaxheri i saj ka konfirmuar se ajo është “mirë”.
Grupi i hakerëve OurMine ka marrë përgjegjësinë për postimin mashtrues.