Sony e ka përcaktuar dizajnin përfundimtar dhe specifikimet e konzolës së vet PlayStation 5. Kompania planifikon 4K UHD @120Hz, e cila do të garantohet.
Sony po e dizajnon një PlayStation 5 i cili do ta implementojë harduerin më të ri për t’i garantuar 120 frame për sekondë në ekranin 4K të përdoruesit. Çipi i sistemit, i cili do të jetë në zemër të konzolës, është një procesor i cili do të dizajnohet bashkërisht nga AMD dhe Sony.
Ky çipset i paemërtuar do t’i ketë tetë bërthama dhe 16 threade, dhe do të bazohet në mikroarkitekturën më të re të AMD-së “Zen 2”. GPU-ja do ta implementojë arkitekturën e re të AMD-së, RDNA. Çipseti do ta përdorë memorien GDDR6, të cilën do ta ndajnë edhe CPU-ja dhe GPU-ja, shkruan KOHA Ditore.
PlayStation 5 do të përdorë SSD NVMe si një hapësirë standarde për ruajtje, ndërsa sistemi operativ do ta përdorë një pjesë të hapësirës si memorie virtuale. Do të ofrohet edhe hardueri i dedikuar për zërin e pozicionuar 3D.