Sopranoja kosovare publikon një fotografi duke qarë: A e dini o njerëz çfarë beteje është virusi?

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Sopranoja kosovare, Arta Jashari vitin e kaluar u kujdes për pacientët e prekur me Covid-19 në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo këtë iniciative e mori pasi babai i saj e fitoi luftën me Coronavirusin.

Jashari përmes një postimi në Facebook ka treguar përjetimet që ajo ka pasur vitin e kaluar kur babi i saj ishte i sëmurë dhe mënyren se si ajo është përkujdesur për një fqinjë.

“Në janar të këtij viti, pata marrë thirrjen prej fqinjëve tanë të moshuar , se ishte infektuar me Covid-19 dhe i kishin fëmijët jashtë vendit të gjithë. Atë kohë isha veç unë me të. Pata dalë prej provës në Filarmoni, shpesh ka ndodhë, i pata vesh rrobat e shkojsha me orë tana në sportive me u kujdesë.

Me pyeti babi : Arta ku je? Dhe ia pata dërgu ketë foto ku isha. Pa fuqi me e shpëtua njeriun që na sillte një muaj rresht bukën të dera e shpisë kur ishte babi me një këmbe në varre atë kohë”, ka shkruar ajo.

Tutje, ajo u ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen, dhe të mos besojnë në ato çfarë flitet kundër vaksinës për Covid-19.

“Nuk ia doli Baca Ismet betejës , e thojsha t’kisha pas vaksinë , ish kthye në shpi qysh i premtova. Nuk po du me besu që ka njerëz që e kanë provu këtë moment edhe nuk VAKSINOHEN. A e dini o njerëz çfarë betejë është? Ju lutem mos besoni në thashetheme se po bohet shumë vonë !”, ka përfunduar ajo.

Të ngjashme