Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, në takimin me ambasadorët ku prezent është edhe kryeministri Edi Rama tha se “të gjithë jemi prekur në mënyrë kolektive nga ajo që ka ndodhur”, duke iu referuar tërmetit.
“Të gjithë jemi prekur në mënyrë kolektive nga ajo që ka ndodhur. Ekipi i BE-së është aty në terren për të ndihmuar. Ka pengesa, probleme, por strukturat po i përgjigjen nevojave. Duam të jemi pranë dhe jemi të gatshëm për të ndihmuar.
Mekanizmi duhet të jetë efikas, nuk mjafton të jetë vetëm i BE-së. Jemi të angazhuar dhe këtë po e tregojmë, në këtë moment të rëndësishëm”, tha Soreca.