I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në kuadër të vziitës në Beograd u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Këtë takim që ishte i pari mes tyre që nga marrja e pozitës së emisarit special nga Sorenseni, Vuçiq e quajti të hapur dhe konkret.
Ai përsëriti se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë “është parakusht për fillimin e një normalizimi thelbësor të marrëdhënieve”.
“Takimi i hapur dhe korrekt me zotin Sorensen, të cilin e kam njoftuar me problemet me të cilat përballet populli ynë në Kosovë dhe M. Kam shprehur shqetësimin e veçantë për pozitën e vështirë në të cilën ndodhen serbët në Kosovë dhe M. për shkak të lëvizjeve të shumta eskaluese, njëanshme dhe të dhunshme të Prishtinës. Kam theksuar gjithashtu pengesat e vazhdueshme që Prishtina po bën në procesin e dialogut dhe kam përsëritur se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pas 12 vitesh refuzimi të Prishtinës për ta përmbushur këtë detyrim, është parakusht për fillimin e normalizimit të vërtetë të marrëdhënieve”, shkroi në Instagram Vuçiq, duke shtuar se
se pret nga BE-ja ta intensifikojë angazhimin e saj në dialog dhe të mbajë rol të paanshëm në këtë proces.