Soroptimistet e Prishtinës dhurojnë 20 tavolina për të moshuarit në Shtëpinë e Pleqve

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 12:58 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Klubi Soroptimist Internacional i Prishtinës ka dhuruar rreth 20 tavolina të vogla për Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Këto tavolina do t’iu shërbejnë të moshuarve të cilët nuk mund të ngrihen nga shtrati për t’u ushqyer.

Mentore Berisha, kryetare e Klubit Soroptimist Internacional, tha se dhurimi i këtyre tavolinave do të shërbejë si ndihmë për të moshuarit.

“Ne kemi vendosur të iu dhurojmë disa tavolina të vogla të moshuarve të cilët nuk mund të ngriten nga shtrati për t’u ushqyer. Klubi ynë gjatë këtij muaji gjithashtu do të dhurojë mbi 100 dhurata për fëmijët në shkollën ‘Asim Vokshi’ në Prishtinë”, tregoi Berisha për Ekonomia Online.

Hanumshahe Ilazi, anëtare, tha se ky klub ka për qëllim të ndihmojë njerëzit në nevojë.

“Klubi Soroptimist është klubi më i vjetër në botë. Ekziston që nga viti 1921 dhe është formuar në Kaliforni. Klubi ynë është themeluar me 15 nëntor 2003. Klubi ynë sot ka sjellë rreth 20 tavolina të vogla të plastikës për të moshuarit të cilët nuk mund të ngriten për të ngrenë. Janë kryesisht tavolina të vogla të plastikës”, tha ajo.

“Soroptimist Prishtina”, ndër projektet e shumta ka implementuar edhe një në Magure, në një ndërtesë të banuar me të zhvendosur, ku janë riparuar lidhjet sanitare dhe rrjeti i sistemit elektrik.

Ky klub, krahas projekteve të tjera çdo vit ndanë dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët e braktisur, fëmijët në familje ushqyese si dhe fëmijët që janë nga familjet me asistencë sociale.

Të ngjashme