Australian Open gjithmonë ka sjellë skena interesante dhe paparashikuara por kjo e fundit mund të cilësohet si krejtësisht e çmendur.
Në ndeshjen mes dy tenistëve australianë, Tanasis Kokinakis dhe Aleksandar Vukic, pamë një nga skenat më të çmendura në ndeshjet e tenisit, transmeton FrontOnline.
Në kulmin e arenës ka zbritur një korb (sorrë), i cili filloi të gjëmonte me të madhe pikërisht në momentet kur Kokinakis po përgatitej për shërbimin. Tenisti e ndërpreu shërbimin për pak çaste, dhe më pas tentoi ta kryente sërish, por sapo tentoi të përgatitej, do të dëgjohej sërish korbi.
Në fund, Kokinakis vendosi të merrte gjërat në dorë, ndaj topin e dërgoi nën harqet e arenës në drejtim të korbit, i cili më pas iku.
Shihni edhe se si dukej skena e çmendur e korbit:
Guessing the crow isn't a Thanasi fan 🤣@TKokkinakis #AdelaideTennis pic.twitter.com/ha7DZp876W
— Tennis TV (@TennisTV) January 13, 2022