Sot janë bërë plot 14 vite nga vrasja e policit të Njësisë Speciale të Kosovës, Triumf Riza.
Polici i njësisë elite, Triumf Riza, është vrarë më 30 gusht të vitit 2007, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Për vrasjen e tij është dënuar me 37 vjet Enver Sekiraqa nën akuzën për veprat penale të nxitjes në vrasjen e ish-policit Riza dhe për detyrim.
Ndërkohë dorasi i vrasjes, Arben Berisha, është dënuar me 35 vjet burg pasi është gjetur fajtor në akuzën se ka qenë ai që e ka vrarë Triumf Rizën në vitin 2007 në lagjen Santea në Prishtinë.