Sot 20 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

Prishtinë | 30 Nën 2025 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Më 30 nëntor 2005, Gjykata e Hagës shpalli të pafajshëm ish-luftëtarin e UÇK-së, Fatmir Limaj – Çeliku, pas një procesi njëvjeçar gjyqësor.

Vendimi u prit me entuziazëm në Kosovë, pasi Limaj, ish-komandant i UÇK-së dhe deputet i legjislacionit të parë të Kuvendit, ishte arrestuar në vitin 2003 nën akuzat për krime lufte.

Më 1 dhjetor 2005, ai u rikthye në Aeroportin e Prishtinës, ku u prit nga liderë politikë dhe komandantë të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, Azem Sylën, Sylejman Selimin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Ramë Bujën dhe Agim Çekun.

Të ngjashme