Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot kryetari i Prishtinës Përparim Rama bashkë me Drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Ilirik Musliu, do të bëjnë përurimin e shkallëve te Posta në lagjen “Dardania”.
Në njoftimin e lëshuar për media bëhet e ditur se përurimi do të bëhet në orën 20:00.
“Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me Drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Ilirik Musliu, sot në ora 20:00 do të bëjnë përurimin e shkallëve te Posta në lagjen “Dardania””, thuhet në njoftim.