Vazja me inicialet V.I, 24-vjeçare nga Ferizaj, ka vdekur dy ditë pasi nuk mundi t’i përballojë sëmundjes. Ajo rreth një javë më parë ishte diagnostikuar me leukemi akute.
Nga familja e saj është njoftuar se varrimi i saj do të bëhet sot në orën 13:00, pas faljes së drekës në varrezat e vjetra të qytetit të Ferizajt.
Për shërimin e saj u deshën rreth 300 mijë euro, ku Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 30 mijë euro, kurse për mbledhjen e mjeteve tjera financiare u angazhuan shumë qytetarë.