Derbi më i madh lokal në vend mes Dritës dhe Gjilanit do të zhvillohet sot.
Të dy skuadrat vijnë nga një formë e mirë dhe pritet rivalitet i madh si në fushë ashtu edhe në tribuna.
Drita dhe Gjilani kanë pikë të barabarta para këtij dueli duke tubuar nga 10 pikë.
‘Timonieri’ i Dritës, Milaim Zuzaku, thotë se skuadra e tij do ta bëjë gjithçka për t’i gëzuar tifozët e vet Intelektualët.
“Ky derbi jo vetëm në Anamoravë po zgjon kërshërinë e tifozëve në mbarë Kosovën. Edhe si futbollist edhe si punëtor sportiv edhe si trajner e kam përjetuar këtë derbi dhe gjithmonë kam qenë optimist”, ka thënë për Koha Vizion, Milaim Zuzaku.
Në anën tjetër trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, beson fuqishëm në ekipin e tij.
“Është derbi me peshë të madhe si për neve ashtu edhe për kundërshtarin. Ne hyjmë në këtë takim pa më të relaksuar pasi që kemi probleme me lëndime dhe me kartonë. Kemi biseduar edhe me drejtuesit e klubit dhe futbollistët andaj jemi shumë të realaksuar”, ka thënë për Koha Vizion, Arbnor Morina.
Ndeshja fillon në ora 15:30.