Sot diskutohet për gjendjen e pandemisë në komunat e Kosovës

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 08:23 | Nga Ekonomia Online

Sot do të mblidhet Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media.

Në takimin e këtij komisioni me përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës do të diskutohet lidhur me gjendjen e pandemisë Covid 19 në komunat e Kosovës.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë rezultojnë gjithsej 989 raste pozitive me koronavirus, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 769 raste, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme