Autizmi, ose çrregullimi i spektrit të autizmit prek miliona fëmijë në mbarë botën. Gjendja është veçanërisht sfiduese për prindërit, të cilëve prej kohësh u është dashur të përballen me aksesin e kufizuar në kujdes, mungesën e opsioneve të trajtimit dhe stigmën e përgjithshme të lidhur me këtë çregullim. Por falë aktivizmit të prindërve dhe përparimeve në kërkimin shkencor, autizmi është kuptuar shumë më mirë në ditët e sotme.
Mw 2 prill, ditën botërore të ndërgjegjësimit ndaj autizmit, komuniteti i ekspertëve bën thirrje për mosneglizhencë të simptomave dhe trajtim të hershëm përmes terapive në qendra profesinale. Komuniteti i prindërve bën thirrje që fëmijët e tyre të mos bullizohen në shkolla, të mos diskriminohen e të mos përjashtohen. Sipas prindërve, punësimi I të rinjve me autizëm është një sfidë gati e pamundur pasi punëdhënësit tanë ende nuk marrin masa zhvillimin e neurodiversitetit në mabjentet e tyre.
Çfarë e shkakton autizmin dhe si trajtohet?
Shkencëtarët ende nuk e dinë shkakun e saktë të autizmit. Ata përgjithësisht pajtohen se fëmijët lindin me autizëm, pjesa e madhe e kërkimeve të prodhuara deri më tani nuk mund të përcaktojë shkakun e saktë të tij. Çrregullimi, i cili zakonisht diagnostikohet në fëmijërinë e hershme, mendohet të ndodhë për shkak të një kombinimi të faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë.
Faktorët gjenetikë përfshijnë lindjen e parakohshme, peshën e ulët të lindjes dhe historinë familjare të këtij ccregullimi. Ndërkohë, faktorët mjedisorë përfshijnë ekspozimin e prindërve ndaj toksinave, infeksioneve virale dhe disa ilaçeve të përdorura gjatë shtatzënisë. Studiuesit e kanë lidhur gjithashtu Autizmin tek fëmijët me problemet e patrajtuara të shëndetit mendor tek nënat në pritje.