Sot dita e fundit për akreditim të medieve nga KQZ

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 07:49 | Nga Ekonomia Online

Deri më tani një numër i madh i mediave vendore dhe ndërkombëtare janë akredituar për të përcjellur procesin zgjedhor të dielën.

Mediat kanë kohë edhe sot (e martë, 9 shkurt) për të aplikuar në KQZ për të marrë akreditimin, përmes së cilit mund të raportojnë nga brenda qendrave të votimit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Ekonomia Online se akreditimi është i domosdoshëm për të përcjellur punën edhe në QNR pas ditës së zgjedhjeve.

“Sot, në orën 18:00, përmbyllet afati për aplikimin e mediave për t’u akredituar për zgjedhjet e së dielës. Akreditimi është i nevojshëm për përfaqësuesit e mediave për të pasur qasje në qendra të votimit, por edhe për të përcjellur procesin pas ditës së zgjedhjeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”.

Të gjitha informacionet për aplikim i gjeni këtu: https://www.kqz-ks.org/sherbime-per-ojq-dhe-medie/akreditimi-i-vezhguesve-te-medieve/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme