Sot është dita e parë e pranverës. 21 marsi është dita e parë e stinës së pranverës, e cila sipas kalendarit gregorian fillon në ora 5:30 të mëngjesit.
Në kohën e caktuar qendra e diellit do të jetë saktë në prerjen e ekliptikës dhe Ekuadorit qiellor. Kjo praktikisht do të thotë se në atë moment dielli nga hemisfera jugore qiellore, do të kalojë në hemisferën veriore qiellore.
Dita e parë e pranverës njohët si ditë e barabartë, që nënkupton se gjatësia e ditës dhe natës është e njëjtë, ku nga momenti i lindjes deri në momentin e perëndimit të Diellit, kalojnë 12 orë.