Sot do të mbyllet xhiroja e katërt e Superligës

Prishtinë | 02 Sht 2024 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Sot do të mbyllet xhiroja e katërt e Superligës së Kosovës në futboll.

Drita dhe Ferizaj do të përballen mes vete për ta kompletuar xhiron e katërt pas ndeshjeve të tjera që u luajtën të shtunën dhe të dielën.

Për gjilanasit kjo do të jetë ndeshja e parë në edicionin e ri në ligën elitare pasi nuk i zhvilluan tri ndeshjet e para shkaku i angazhimeve që i kishin në Ligën e Konferencës.

E sot do të nisë rrugëtimi i ri për “Intelektualët”, të cilët synojnë ta fitojnë titullin e kampionit të Kosovës.

Nga ana tjetër, të rikthyerit në Superligë, ferizajasit në tri ndeshjet e para i kanë 1 fitore, 1 barazim e 1 humbje, ndërsa do të kërkojnë rezultat pozitiv sot në Stadiumin Ndihmës te Rrethi”.

Kjo ndeshje do të luhet sot në Gjilan duke filluar nga ora 16:00.

Të ngjashme