Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman sot (13 shkurt) kanë një arsye të veçantë për të festuar.
Modelja shqiptare, Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman janë ndër çiftet më të komentuara në mediat turke por edhe ato shqiptare, shkruan lajmi.net.
E nuk ka pasur se si të mos jetë e rëndësishme edhe dita e sotme për tu komentuar pasi Almeda feston ditëlindjen.
Me rastin e 27 vjetorit, ajo ka pranuar urime të shumta, madje i ka publikuar edhe dy foto në Instagram të cilat i ka shkëputur nga arkiva. Në të parën është ajo e vogël pranë babait e në të dytën pranë burrit të saj.
Nëpërmjet imazhit në fjalë ajo e ka zbuluar se sot çifti kanë dy herë festë pasi sot i kanë bërë dy vite martesë.
“Gëzuar ditëlindjen për mua dhe gëzuar përvjetori i dytë i martesës për ne dashuri. Babai im dikur më mbajti dorën e tani po ma mban ti”, ka shkruar ajo në Instagram.