Nuk ka pafytyrësi më të madhe sesa Vjosa Osmani ta vizitojë sot varrin e Ibrahim Rugovës e Adem Jasharit.
Në radhë të parë nuk i takon vizita te varri i Rugovës sot, as në mot, pasi është përjashtuar nga LDK-ja.
Ndërsa aq me pak i takon qe te shkoj te varri i Adem Jasharit pasi kater te arrestuarit nga Gjykata Speciale, Thaçi, Krasniqi, Veseli e Selimi janë bashkëluftëtarë te Komandantit. Se a janë fajtorë apo jo, tani vendos drejtësia.
Ta lëmë anash anën morale, gjë e cila Vjosës dihet moti se i mungon, problem është ana kushtetuese sepse Vjosa nuk është presidente, siç po i mashtron një pjesë të qytetarëve të Kosovës, po vetëm ushtruese e detyrës me kompetenca të kufizuara, derisa të zgjidhet presidenti tjetër nga Kuvendi i Kosovës.
Sot është dita më e gabuar për të bërë fushatë dhe për ta keqpërdorur situatën në të cilën gjendet Kosova.
Nga ana tjetër, është mire qe Vjosa shkoi atje e maskuar, me fytyrë të mbuluar.