Sot është ditëlindja e 59-të e heroit Agim Ramadani.
Ai u lind më 3 Maj 1963 në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit dhe ra dëshmor më 11 Prill 1999 në Betejën e Koshares.
Mori pjesë në Betejën e përgjakshme të Koshares e cila filloi më 9 Prill të vitit 1999, ku edhe ishte komandant i Brigadës 138 deri në ditën e rënies së tij.
Pas përfundimit të Luftës, Agim Ramadani u shpall Hero i Kosovës.
Me rastin e 59 vjetorit të lindjes së tij, sot duke filluar nga ora 16:00 në Shtëpinë e Kulturës në Zhegër të Gjilanit, bahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2022”.