10 persona të akuzuar si pjesëtarë të organizatës “Syri i Popullit”do të dalin sot para Gjykatës në Prishtinë.
Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha, Behxhet Topolana, Avni Llumnica dhe Murat Jashari dyshohen se kanë kryer veprat penale “hakmarrje në ndihmë”, “dhunim”, “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës”, “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “hakmarrje”.
Murat Jashari kishte tentuar të vriste ish-funksionarin, Azem Vllasi. Në këtë proces janë 71 dëshmitarë, në mesin e tyre edhe presidenti Hashim Thaçi e Kadri Veseli.
Prokurori i rastit, Sylë Hoxha, ka kërkuar që 40 nga ta të dëgjohen në gjykatore.