Nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, të dielen (sot) zhvillohet finalja e IHF Trophy Interctontinental në grupmoshën e juniorëve (U21). Takohen Kosova me Taipein Kinez. Në kombëtaren tonë janë optimizëm për fitore, por poashtu premtojnë të jenë të përkushtuar maksimalisht, serioz dhe shpresojnë të kenë pëkrahjen e duhur nga tribunat. Dhe me fitore hendbolli kosovar do të shkruajë histori të re për sportin kosovar, si shumë herë deri më tani. Asnjë ekip kombëtar i Kosovës deri më tani nuk është paraqitur në kampionat botëror dhe këtë e siguron Kosova U21 me fitore ndaj Taipeit Kinez. Rëndësia e ndeshjes është shumë e madhe dhe e madhe shpresohet të jetë edhe përkrahja e tifozëve.
Kosova U21 ka qenë superiore deri më tani në IHF Trophy Intercontinental. Ka fituar ndaj Taipeit Kinez (31:23), ndaj Nigerisë (34:21) dhe në gjysmëfinale ndaj Paraguajit (36:27). Taipei Kinez kishte fituar me shumë vështirësi ndaj Nigerisë (30:29) dhe në gjysmëfinale befasoi SHBA-në (41:36).
Plot katër ndeshje luhen sot. Kosova U19 luan nga ora 12:00 për medalje të bronztë, pasi dëshpëroi në dy takimet e fundit. Shpresohet në reagim të djelmoshave tanë.
Ndeshjet përfundimtare të IHF Trophy Intercontinental
E diel
Kosova U19 – Kanada U19 (12:00) – ndeshja për vend të tretë
Taipei Kinez U19 – Nigeria U19 (16:00) – finalja
Paraguaji U21 – SHBA U21 (14:00) – ndeshja për vend të tretë
Kosova U21 – Taipei Kinez U21 (18:00) – finalja