Sot flet dëshmitari i mbrojtur në rastin e Azem Sylës

Prishtinë | 28 Sht 2016 | 08:37 | Nga

Të mërkurën dhe të enjte do të mbahen seancat e fundit të hetuesisë së veçantë ndaj ish-deputetit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla dhe të tjerëve, ku pritet që të merret në pyetje edhe dëshmitari i dytë i mbrojtur i këtij rasti.

Seanca do të mbahet në Pallatin e Drejtësisë, duke filluar nga ora 9:30.

Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz. Ai qe disa ditë ishte i shtrirë në QKUK për tretman mjekësor, ndërkohë që Gjykata e Apelit kishte vendosur që atij t’ia kthej masën e paraburgimit prej dy muajsh.

Gjykata këtë vendim e ka marrë me arsyetimin se ka pasur një përpjekje nga ana e Azem Sylës për të ndikuar në dëshmitarin e dytë të mbrojtur në rastin e njohur si “Toka”.

Këtë vendim të Apelit e ka kundërshtuar Tomë Gashi, avokati i Azem Sylës, i cili iu ka drejtuar me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë Gjykatës Supreme të Kosovës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme