Sot hapet për qarkullim rruga Thumanë-Kashar, Rama sjell pamjet

Prishtinë | 30 Qer 2024 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ka publikuar pamjet fantastike të rrugës Thumanë – Kashar, që hapet sot për qarkullim.

Ceremonia zyrtare e hapjes do të mbahet në ora 19:00.

Me këtë rast Rama tha se kjo rrugë do t’u shërbejë të gjithëve dhe turizmit.

“Mirmëngjes, dhe me këtë fluturim mbi Thumanë-Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00, ju uroj të diel të mbarë“, tha ai.

Ndiqni pamjet e xhiruara nga droni.

Të ngjashme