Shorti për eliminatoret e Botërorit do të hidhet më sot, më 13 dhjetor, ndërsa ndeshjet e para janë planifikuar për në mars të vitit të ardhshëm.
Në një ceremoni në Cyrih të Zvicrës, sot nga ora 12:00, do të tërhiqet shorti.
Evropa dërgon 16 përfaqësuese, ndaj kualifikimet do të ndahen në 12 grupe, nga të cilët fituesit do të shkojnë direkt në kampionat, ndërsa të gjithë vendet e dyta do të luajnë një play-off së bashku me katër skuadrat më të mira të Ligës së Kombeve.
Vazot për shortin kualifikues tashmë janë përcaktuar dhe Kosova ndodhet në vazon e katërt, ndërsa Shqipëria në vazon e tretë.
Ekipet do të hidhen sipas renditjes së vazove – kështu që së pari skuadrat e një vazo, pastaj vazoja e dytë dhe kështu me radhë.
Vazo 1: Spanja, Gjermania, Portugalia, Franca, Italia, Holanda, Danimarka, Kroacia, Anglia, Belgjika, Zvicra, Austria
Vazo 2: Ukraina, Suedia, Turqia, Uellsi, Hungaria, Serbia, Polonia, Greqia, Rumania, Sllovakia, Republika Çeke, Norvegjia
Vazo 3: Skocia, Sllovenia, Republika e Irlandës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Izraeli
Vazo 4: Bullgaria, Luksemburgu, Kosova, Bjellorusia, Armenia, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia, Lituania
Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni, San Marino.