Një lajm mortor erdhi mëngjesin e hershëm të së dielës ku u njoftua se ka ndërruar jetë një nga infermieret e Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri.
Infermierja Zana Shabani që u nda nga jeta dje la pas vetes tre fëmijë dhe bashkëshortin. Varrimi i saj siç njoftojnë edhe familjarët do të bëhet sot nga ora 17.00 në fshatin Akrashticë.
“Varrimi bëhet sot me datën 07.06.2021 në varrezat e fshatit Akrashticë me Ikindi ora 17:00, ndërsa falja e xhenazes bëhet në xhamin Karamanli!” ka njoftuar bashkëshorti i së ndjerës.
Shabani kishte vite që e ushtronte këtë profesion me shumë përkushtim duke gëzuar kështu respektin e mbarë qytetit të Vushtrrisë, dhe pacientëve që kishin rastin të merrni shërbime infermierike nga ajo.
Ajo po punonte si infermiere në Spitalin e Vushtrrisë, ku edhe u gjet e vdekur në rrethana të pasqaruara zyrtarisht.
“Sot rreth orës 08:00, policia në Vushtrri ka pranuar një informacion se ishte gjetur pa shenja jete në vendin e sajë të punës infermerja viktima Z.Sh., e cila punonte në spitalin e Vushtrrisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, kishte njoftuar dje Policia e Kosovës.