Kombëtarja e Kosovës në futboll do të ballafaqohet me Qipron nga ora 18:00, në kuadër të xhiros së dytë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Në këtë duel nuk do të luajnë Zhegrova, Muric e Muslija, pasi janë përjashtuar nga grumbullimi, shkaku i thyerjes së rregullave disiplinore.
Trajneri Franco Foda dhe Amir Rrahmani dje u paraqitën në konferencë për media.
Selektori Foda tha se e kanë analizuar ndeshjet e Qipros, dhe se është ekip i fortë.
Kurse kapiteni Rahmani tha se se Kosovës vetëm fitorja i kryen punë sot.