Kosova do të debutojë sot në kualifikime për Kampionat Evropian, si nikoqire e Bullgarisë në kryeqytet në ndeshjes e saj hapëse në Grupin A kualifikues për EURO 2020.
Gati tri vite pas pranimit në dy organet qeverisëse të futbollit evropian dhe botëror, UEFA dhe FIFA përkatësisht, Kosova e pret Bullgarinë në “Fadil Vokrri”, në atë që është ndeshja e parë kualifikuese për Kampionat Evropian në histori të saj.
Ndeshja nis në orën 20:45, biletat për të cilën janë shitur brenda orësh.
Pas një barazimi mbresëlënës kundër Danimarkës në një ndeshje miqësore javën e kaluar, verdhekaltrit do të kërkojnë ta zgjasin ecurinë pa humbje në 12 ndeshje kundër Bullgarisë, e cila e nisi ciklin kualifikues me barazim 1:1 kundër Malit të Zi.
“Dardanët” bëjnë pjesë në një grup me Anglinë, Republikën e Çekisë, Malin e Zi dhe Bullgarinë.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, tha dje në një konferencë për media para lojës se përballja me Bullgarinë do të jetë më e vështira për Kombëtaren kosovare që prej se ai mori drejtimin e saj para një viti.
“[Bullgaria] ka eksperiencë të madhe në kualifikimeve dhe nëse e krahasojmë do te jetë shumë më e vështirë se kundërshtarët që kemi pasur deri më tani”, tha ai.
Pas një fushate arsyeshëm zhgënjyese për kualifikime në Kampionatin Botëror 2018, të parën në histori të saj që prej pranimit në UEFA e FIFA, Kosova ka bërë përparim të madh në vitin e fundit.
Verdhekaltrit ishin ndër ekipet e veçuara në Ligën e Kombeve, turneun inaugurues të UEFA-s, duke u promovuar nga Liga e fundit D, në Ligën C, si dhe duke siguruar një vend në pay-off për kualifikim në EURO 2020 përmes një rruge alternative.
Megjithatë, Challandes dhe të tjerët e dinë se niveli i futbollit në Ligën e Kombeve – më i ulëti në të cilin Kosova mori pjesë – dallon shumë me nivelin e futbollit që vendi do të duhet të përballët në grupin e saj kualifikues. Kosova, e renditur e 130-ta në FIFA, do t’i sfidojë Kombëtare të renditura shumë më lart se ajo, si Anglia (5), Republika e Çekisë (42), Mali i Zi (44) dhe Bullgaria (46).
Ekziston entuziazëm megjithatë në kampin kosovar, i cili synon të bëjë përpjekje për t’u kualifikuar në Evropian përmes rrugës tradicionale në vend se të mendojë para kohe për rrugën e shkurtër – play-off të Ligës së Kombeve.
Në rast se Kosova nuk arrin njërin prej dy vendeve të para në Grupin A, atëherë do ta ketë një mundësi të dytë për të siguruar kualifikimin në EURO 2020, përmes play-off të Ligës së Kombeve.
Në fillim të vitit 2020, Kosova do të përballej me Maqedoninë në gjysmëfinale dhe pas një fitoreje eventuale, do ta luante edhe një ndeshje finale kundër fituesit të gjysmëfinales tjetër mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.