Sonte besimtarët e krishterë fillojnë shënimin e Festës së Pashkëve. Ceremonia kryesore në Kosovë, do të mbahet në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Mesha solemne e Pashkëve në Katedralen “Nënë Tereza”, fillon në ora 21:00.
Dita e Pashkëve është të dielën, kur në mesditë do të ketë mesha në të gjitha kishat katolike, ndërsa veç aktiviteteve të shumta, në mbrëmje do të jetë pritja solemne për Pashkë në Rezidencën e Ipeshkvisë, pranë Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, e cila organizohet nga Ipeshkvi i Kosovës, Shkelqësia e tij Imzot Dodë Gjergji.