Sot lansohet zgjerimi i skemës Superpuna

| 02 Shk 2024 | 08:05 | Nga

Të premten pritet të bëhet zgjerimi i skemës Superpuna, shkruan teve1.info.

Lansimin sipas njoftimit do ta bëjnë kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati.

Derisa aktiviteti do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, duke nisur në orēn 10:00.

“Lansohet zgjerimi i skemës Superpuna. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Superpuna është platformë punësimi e krijuar nga Qeveria e Kosovës, në kuadër të skemës së Punësimit të Garantuar për të Rinjtë.

Kjo skemë cila lehtëson qasjen e të rinjve në tregun e punës dhe ndihmon bizneset në angazhimin e punëtorëve të rinj.

Të ngjashme