Dita e sotme për Gjilanin do të jetë ditë zie në nderim të 3 qytetarëve që vdiqën nga koronavirusi gjatë ditës së djeshme, duke e çuar në 8 numrin e viktimave në këtë komunë.
Kështu bëri të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili u shprehu ngushëllime familjarëve, duke thënë se Gjilani nuk do të jetë i njëjtë pa ta.
“Ditë morti për Gjilanin. Me shqetësim e morëm lajmin për humbjen e betejes me #COVID19 të pacientit A.Z. (1974), duke u bërë viktima e tretë sot dhe e teta në total. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Për nder të tyre, të dielën, 19 korrik 2020, kam shpall ditë zie. Gjilani nuk është i njëjtë pa ju!”, ka shkruar ai.