Sot mbahet seanca për buxhetin

Prishtinë | 11 Nën 2024 | 07:42 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Kuvendit do të mblidhen për të buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Seanca plenare pritet të filloj nga ora 10:00.

Në rendin e ditës do të jetë shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin e ardhshëm.

Projektbuxhetin thanë se nuk do ta votojnë nga partitë opozitare, deklaruan nga LDK, PDK e AAK pas mbledhjes së kryesisë më 4 nëntor.

Ndërkaq, nga mazhoranca thanë se i kanë votat për ta kaluar këtë Projektligj.

Për ta kaluar këtë duhen 50+1% e votave të ligjvënësve, pra shumicë e thjeshtë.

Buxheti për vitin e ardhshëm parashihet të jetë 3.6 miliardë euro.

Të ngjashme