Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00. Në rend të ditës janë katër pika, përfshirë disa pika të papërfunduara nga seancat e mëparshme.
Gjithashtu, do të bëhen përgatitje për seancën plenare të radhës.
Rendi i ditës
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme:
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,
Votimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,
Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.
III. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,
Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,
Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb.
IV. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.