Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës edhe sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Mbledhja pritet të fillojë në ora 11:00. Rendi i ditës së kësaj mbledhje nuk është bërë i ditur.
Rendi i ditës
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:
- Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-137 për Pyjet,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-172 për sigurinë e përgjithshme të produkteve,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158,
- Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”,
- Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”,
- Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave