Sot mblidhet sërish KQZ-ja, a do të diskutohet për fushatën zgjedhore?

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Vetëm një ditë pasi u vendos që Zgjedhjet Lokale të mos shtyhen, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me përgatitjet për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Gjatë ditës së sotme, e martë, 13:00, ky institucion pritet të mblidhet ku do të vendoset për disa çështje që kanë të bëjnë pikërisht me zgjedhjet e 17 tetorit. Në këtë mbledhje, KQZ-ja pritet të vendosë për numrin e fletëvotimeve të cilat do të shtypen për Zgjedhjet Lokale 2021.

Në rendin e ditës për këtë mbledhje nuk është paraparë të diskutohet për fushatën zgjedhore, e cila do të nisë pas dy ditësh dhe nuk dihet nëse kjo temë do të shtrohet për diskutim. Sipas rregullores së këtij institucioni, rendi i ditës së mbledhjeve të KQZ-së mund të plotësohet me pika të tjera në fillim të mbledhjes.

Partitë politike opozitare e kanë ngritur çështjen e shkurtimit të fushatës zgjedhore apo të gjetjes së mënyrave të tjera të zhvillimit të saj, pasi që periudha prej 30 ditësh mund të ndikonjë në shtimin e rasteve të infektimit me COVID-19.



Të ngjashme