Sot më qetë, këto momente s’ka pritje të gjatë në asnjë pikë kufitare

Prishtinë | 30 Kor 2024 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Për dallim nga ditët e kaluara, ku pikat kufitare ishin më të ngarkuara, e në veçanti ajo te Dheu i Bardhë, ditën e sotme, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar nuk ka pritje fare.

Në Jarinje, Kullë, Merdarë e Qafë e Morinës sipas përditësimit të fundit, pritjet janë deri në 10 minuta.

Ndërsa pikat tjera kufitare raportohet të jenë qetë, me pritjet e zakonshme 3 deri në 5 minuta.

Të ngjashme