Sot merret vendim për nënën që theri mësuesen e “7 Marsit”

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Të martën në shkollën fillore “7 Marsi”, një nënë theri tri herë me thikë mësuesen e fëmijës së saj.

Sot do të dalë para gjykatës D.B, e cila ka therur me thikë mësuesen Vlora Paci në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.

“Sot ka raste gjyqësore. Sot, do të dalë para gjykatës”, ka thënë Beka.

Kujtojmë, se rasti në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë ndodhi mëngjesin e së martës, ku D.B shkoi në shkollë pak para se të fillonte mësimi dhe i tha mësueses së ka për t’u konsultuar diçka me të, e në momentin kur ato ishin përballë njëra-tjetrës, ajo e theri mësuesen me thikë duke i shkaktuar tri plagë në trup.

Mësuesja Paci pas plagëve të marra është duke u trajtuar në QKUK.

Të ngjashme