Klubi Basketbollistik “Golden Eagle Ylli” ka ndarë disa informata me rëndësi lidhur me ndeshjen e 3-të të serisë finale që e zhvillojnë ndaj “Trepçës”.
Ndeshja nis nga orën 17:00 në sallën “13 Qershori” në Suharekë.
“Golden Eagle Ylli” synon që ndeshja të luhet sipas motos “Salla plot, asnjë ekses”.
Në njoftim thuhet se dyert e palestrës hapen në ora 16:00, por për shkak të interesimit të tepërt të interesuarit duhet të jenë aty më herët.
Në palestër nuk do lejohet të hyhet me shkrepsa, shishe çelqi , plastike dhe mjete te forta.
Kurse për sigurinë do të kujdeset Policia e Kosovës dhe sigurimi i angazhuar.