Qytetarë të shumta nga Kosova, viset e tjera shqiptae dhe mërgata janë nisur drejt Hagës, ku sot prej orës 14:00 do të mbahet protestë afër Gjykatës Speciale më kërkesën për drejtësi për ish–drejtuesit e UÇK-së .
Kjo protestë mbahet një ditë para fillimit të paraqitjes së provave nga ekipet mbrojtëse.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi tash rreth pesë vjet po mbahen në paraburgim në Hagë.
Ata akuzohen për krime të pretenduara të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.