Sot në Kuvend mblidhen katër komisione parlamentare

Prishtinë | 26 Pri 2024 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme (e premte), në Kuvendin e Kosovës do të mbahen mbledhjet e katër Komisioneve Parlamentare, shkruan teve1.info.

Komisioni Hetimor Parlamentar do të mbaj mbledhje lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Mbledhje do të ketë edhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Më pas, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, nga ora 13:00, do të ketë dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Rini.

Teksa Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të mbajë mbledhjen po ashtu, në ora 10:00.

Ku sipas njoftimit, në rend është edhe shqyrtimin e Projektligjit nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Të ngjashme